Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri publikon numrin e dytë të buletinit informativ “Romanipe”
Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur, publikon buletinin e dytë informativ me titull “Romanipe”, mbi aktivitetet që kanë në fokus komunitetin Rom.
Të rinjtë Rom çelësi i ndryshimit
Korpusi Rom i Vullnetarëve përbëhet kryesisht nga studentë rom dhe jo-rom të cilët përfshihen në fushata ndërgjegjësuese që synojnë nxitjen e qytetarisë aktive tek të rinjtë dhe krijimin e një ambjenti social gjithëpërfshirës e ndërkulturor. Të gjithë anëtarët pajisen me kartën e vullnetarit dhe përvecse angazhimit në aktivitete vullnetare, mbahen të informuar me të rejat dhe zhvillimet e fundit rreth mundësive për trajnime, zhvillim kariere dhe punësim. Aktualisht Korpus Rom i Vullnetarëve numëron rreth 65 te rinj rom dhe jo-rom.
Pjesë e këtij buletini informativ janë dhe tre modele pozitive të personave nga komuniteti Rom të cilët kanë dhënë kontributin dhe angazhimin e tyre në fushata ndërgjegjësuese dhe në përballjen me problematika të ndryshme të komunitetit Rom.
Në 12 Qershor 2014. Instituti I Kulturës Rome në Shqipëri (IRCA) dhe Korpusi rom i Vullnetarëve, organizuan konferencën e Vullnetarizmit pranë Universitetit Europian të Tiranës (UET). Kjo konferencë pati në fokus krijimin e një përkufizimi mbi termin e vullnetarizmit të ndërtuar nga studetntët Rom dhe jo-rom, shkëmbim eksperiencash positive të studentëve Rom, tashmë modele pozitive të këtij komuniteti si dhe shpërndarjne e kartave të vullnetarizmit nga Korpusi Rom I Vullnetarëve studentëve të cilët kanë kontribuar për kauzën Rome. Gjatë punëve në grup u evidentuan përkufizime të ndryshme të cilat të bashkuara sëbashku formojnë përkufizimin që studentët Rom dhe jo-Rom I dhanë termit Vullnetarizëm: “Vullnetarizmi është ndërthurja e dëshirës me vullnetin e një apo më shumë individësh të cilët përkushtohen për të ndihmuar, fuqizuar komunitetin dhe advokuar për një kauze të caktuar.”
Buletini informativ i plotë:
Romanipe Nr 2_Format_PDF_Shqip