VV: Policia arreston Albin Kurtin
Lëvizja Vetëvendosje, në njoftimin e dytë për media, ka thënë se Policia ka arrestuar Albin Kurtin.
“Tani po e dërgojnë tek stacioni qendra në Prishtinë (ish 92-shi, rruga “Luan Haradinaj”)”, thuhet në njoftim.
Vetëvendosje ka ftuar të gjithë aktivistët, mbështetësit dhe qytetarët që të grumbullohen para stacionit të Policisë.
“Shteti policor nuk mund të kalojë. Reagimi qytetar është i pashmangshëm”, përfundon komunikata.
VV: Policia ka ndaluar Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se në këto momente, në magjistralen Ferizaj – Prishtinë, Policia ka ndaluar deputetët Albin Kurti dhe Glauk Konjufca së bashku me dy aktivistë të tjerë të Lëvizjes që ishin duke u kthyer nga aktivitetet që kishin në Shkup.
Në shpërputhje të plotë me ligjin, pa asnjë dokument apo urdhërarrest, Policia po do që t’i arrestojë ata. Rreth 10 policë po i mbajnë të ndalur deputetët dhe dy aktivistët duke tentuar disaherë që t’i arrestojnë ata”, thuhet në njoftimin “Vetëvendosjes”.
Njoftimi i plotë i Vetëvendosjes:
Në këto momente, në magjistralen Ferizaj – Prishtinë, Policia ka ndaluar deputetët Albin Kurti dhe Glauk Konjufca sëbashku me dy aktivistë të tjerë të Lëvizjes që ishin duke u kthyer nga aktivitetet që kishin në Shkup. Në shpërputhje të plotë me ligjin, pa asnjë dokument apo urdhërarrest, Policia po do që t’i arrestojë ata.
Rreth 10 policë po i mbajnë të ndalur deputetët dhe dy aktivistët duke tentuar disaherë që t’i arrestojnë ata.
Pozita ka vendosur që përmes dhunës policore ndaj deputetëve, ta mbrojë “Zajednicën”. Këto veprime të papranueshme do ta tensionojnë situatën, dhe përgjegjësinë për këtë e mbanë pushteti.
Shteti policor dhe masat e dhunshme janë të patolerueshme dhe do të shpiejnë në krizë edhe më të madhe në vend./e.t/