Protesta e studentëve zhvendoset para Parlamentit
Protesta e studentëve sot është zhvendosur para parlamentit.
Ndërkohë që sot zhvillohet seanca plenare ku do të diskutohet dekreti i Presidentit për buxhetin, studentët do të kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre, Këtyre kërkesave i është bashkuar edhe ajo për rrëzimin e ligjit për arsimin e lartë.
Pas grumbullimit nëpër Fakultete, ata kanë njoftuar se në orën 10:00 do të marshojnë për në Parlament.
Një ditë më parë studentët e dy fakulteteve, Shkencat Sociale dhe Ekonomiku vendosën që protesta dhe bojkoti mësimor të vijojë edhe pas pushimeve të fundvitit.
Ndërsa kryeministri Rama ka nisur një dialog me studentë dhe pedagogë të Fakulteteve dhe Universiteteve, ka bërë publik edhe planin për zbatimin e 8 pikave të kërkuar nga studentët. /k.j

 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.