Naftëtarët e Ballshit kanë hyrë të martën në ditën e nëntë të grevës së tyre të urisë.
Qeveria, Ministria e Infrastrukurës dhe Energjitikës në një akt të paprecedentë ende nuk ka thënë asnjë fjalë për qindra qytetarë të republikës së Shqipërisë, që kërkojnë pagat e tyre dhe dhjetëra të tjerë që janë në grevën e urisë prej 9 ditësh.
Tanimë, gjendja shëndetësore e grevistëve është rënduar, për shkak se ata kanë 9 ditë që nuk ushqehen.
“Problemet tona kryesore janë rrogat e prapambetura, dhe vazhdimësia e punës në uzinë, këto janë dy kërkesat e panegocieshme, pa u zgjidhur këto dy kërkesa ne nuk tërhiqemi, ne do të shkojmë deri në vetëflijim, shteti po rri indiferenc, as nuk I intereson fare se ka punëtorë kjo uzinë, se ka qytetarë kjo zonë që janë pa bukë me fëmijët në shkollë, nuk e kuptoj”-ishtre shprehur Novruz Pashaj, në ditën e dytë të grevës për HistoriaIme.
Naftëtarët e Ballshit, kërkojnë që të zbatohet një vendim i Gjykatës, i formës së prerë për të marrë pagat e tyre, dhe rinisje të menjëhershme të punës në rafineri, por këto kërkesa të bëra të detyrueshme nga institucionet shqiptare, nuk zbatohen sot e asaj dite nga institucionet shqiptare./ HistoriaIme

 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.