Mbahet Prishtina Pride

Nën moton “Edhe n’shtet, edhe n’familje” është mbajtur në Prishtinë Parada e Krenarisë.
Motoja iwhte mesazh që personat e komunitetit LGBTI, janë pjesë edhe e shtëpisë e edhe e institucioneve shtetërore.
Për këtë, u marshua nga sheshi Skënderbeu deri tek katedralja Shën Nëna Tereza, ndërsa nga ora 13:00 u mbajt një koncert.
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe Dimal Basha, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ai i amerikan Jeffrey Hovenier, ministra e deputetë të opozitës i janë bashkuar Paradës.
Një grua, në fjalën e saj, është shprehur se është nënë e një djali homoseksual dhe se ndihet krenare.
“Qëndroj sot para juve si një nënë krenare e një djali ‘gay’. Çdo fëmijë, vajzë apo djalë, rehatie e çdo fëmije është më e vlefshme se çdo gjë tjetër në botë. Unë jam shumë krenare për djalin tim dhe për seksualitetin e tij. Jam krenare edhe për çdo person tjetër LGBTI, për pranueshmërinë që kanë për çdo person tjetër. Gjithmonë ndihem rehat me ta, por zemra më dhemb kur i qesin prej shtëpie, asnjë njeri nuk e meriton të trajtohet ashtu. Fëmijët e meritojnë përkrahjen dhe nëse e keni vështirë ta kuptoni botën e tyre, nuk ka gajle. Shtëpia duhet të jetë burim i shtëpisë, pranimit dhe lumturisë”, ka thënë ajo