Më 24 Qershor te Monumenti i Miqësisë në Tiranë u zhvillua një takim midis Ekphrasis Studio, organizata jo-fitimprurëse e cila merret me menaxhimin e arteve dhe kulturës dhe përfaqësuesve të Bashkisë Tiranë dhe Ministrisë së Kulturës, të cilëve ju dorëzua pakwta e plotë e rekomandimeve për një Politikë dhe Plan Veprimi për artet në hapësirat publike në Tiranë, sipas metodologjisë nga poshtë lart.
Rekomandimet për këto dokumenta strategjik janë bazuar në aktivitete të ndryshme të Projektit HARP.al- Hapësira ARteve Publike, përgjatë 16 muajve në Tiranë, duke përfshirë dhe hartën dixhitale për artet publike në Tiranë, kërkime si dhe publikimin “Shprehjet Artistike të së Shkuarës dhe Tashmes”.
Gjatë këtyre muajve, në kuadër të HARP.al janë mbajtur një mori punishtesh dhe punëtorish, takime me artistë, konferenca dhe janë prezantuar raporte ku përfshihen mbi 770 pyetësorë nga biznese, ojf, qytetarë dhe artistë.
Rekomandimet për një Politikë dhe Plan Veprimi 5 vjeçar për artet në hapësirat publike në Tiranë, janë një dokument i përbashkët për institucionet publike, si Bashkia e Tiranës, Ministria e Kulturës, shoqërinë civile dhe sektorin privat.
Për më shumë informacion dhe për të aksesuar dokumentin e plotë, vizitoni www.HARP.al