Blloku: zhurme, kaos dhe sa pak art
Nga Griselda Qosja
Tirana nuk të ofron mundësi të shumta argëtimi, veçanërisht në këtë muaj, kur i nxehti e bën më pak tërheqëse, më gri dhe pakëz më të shëmtuar se zakonisht.
Megjithëse nuk më ndodh shpesh të kaloj kohë në të quajturin “Bllok në Tiranë”, veçse kur më duhet me doemos apo kur nxitur nga dëshira për të riparë e menduar edhe një herë konvencionet e vjetra vendos të shkoj. Por edhe atëherë gjej sërish se përpos dëshirës sime, “Blloku” s’ka ndryshuar.