“Dritan Hoxha” nderon Agustinin
“Shqipëria nën gërshërë”, një dokumentar që zgjat vetëm 12 minuta e 9 sekonda e që rrefen me një humor tipik shqiptar histori njerëzore të thëna nëpër berbarana, që nga Shkodra deri në Berat, fitoi të martën në mbrëmje (17 korrik) çmimin e parë në konkursin e video-dokumentarëve “Rrathë”. Ky ishte një projekt i inicuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros), i mbështetur nga Top Channel si edhe Fondacioni “Dritan Hoxha”.