Koncepti i ‘’wet dreams’’, me të cilin jemi hasur shpesh në filma apo në media sociale, na është paraqitur si një ndodhi erotike apo gati gati që duhet mbajtur fshehur. Megjithatë për disa prej nesh gjatë adoleshencës ka patur momente ku zgjimi në mëngjes ka qenë pak ndryshe, ishim të sigurtë që nuk ishte urinë, po çfarë ishte? Për ta sjellë më pranë në shqip konceptin e ‘’wet dreams’’, le ta përkthejmë si ‘’ëndrra të njoma’’
Në këtë artikull do të mundohemi të hedhim ca më shumë dritë mbi këtë ndodhi në trupin e njeriut dhe të thyejmë ca mite të pavërteta.
Ka raste kur ëndrrat e njoma vijnë si pasojë e akumulimit të sasive të larta të spermës në testikuj, dhe nevojës për ejakulim tek meshkujt. Në formën e një ejakulimi të padëshiruar ato përfshijnë përhapjen e spermës nga penisi gjatë gjumit. Ky nuk është një veprim i vetëdijshëm apo vullnetplotë i individit. Një mënyrë tjetër për ta përcaktuar mund të jetë edhe ‘’orgazma e fjetur’’, si një ndodhi që ndodh gjatë gjumit dhe përfshin erektimin dhe ejakulimin, herë-herë të ardhura si pasojë e një ëndrre me imazhe erotike, duke imituar aspekte të një aktiviteti sekual me kulminacion orgazmën.
Ëndrrat e njoma konsiderohen natyrale dhe normale gjatë zhvillimit seksual, sidomos gjatë adoleshencës dhe moshës së pubertetit. Ato lidhen me ndryshimet hormonale dhe eksplorimin e funksioneve seksuale të trupit. Ëndrrat e njoma nuk janë të kufizuara vetëm tek meshkujt, por janë momente që mund të përjetohen nga personat interseksual dhe femrat. Megjithatë efekti i shkaktuar tek femrat nuk është aq i fortë sa tek meshkujt.
Me kalimin e kohës shpeshtësia e tyre ulet dhe ato absolutisht nuk nënkuptojnë probleme shëndetësore të individit që i përjeton, e aq më tepër nevojë për ndërhyrje mjekësore.
Duke qenë se nuk ka një metodë të vërtetuar shkencërisht për ti parandaluar disa mënyra që mund të funksionojnë janë:
-masturbim apo marëdhënie seksuale më të shpeshta
-meditim apo praktika qetësuese para gjumit
-këshillim me një terapist/e nëse ato kthehen shqetësuese.
Prandaj ejakulimi gjatë gjumit, është një proces normal i trupit si tek meshkujt edhe tek femrat. Pa përjashtuar të rritur, por me frekuencë më të lartë gjatë moshës së adoleshencës dhe pubertetit ku të rinjtë janë në një moment të eksplorimit të trupit. Kjo mund të shaktojë vetë shqetësim tek atav apo prindërit, por pa dyshim që është një përvojë krejt normale.