Ekspozita nudo ne Tirane
Fotografi i njohur nga Kosova, Fahredin Spahija, kthehet pas 9 vitesh në Tiranë për të hapur ekspozitën e dytë personale. Titullohet “(Un) censored”. Spahija, deri një vit më parë drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve në Kosovë, ka ekspozuar për herë të parë në Tiranë në vitin 2003. Atëkohë, ai pati deklaruar se sfida e tij e radhës do të ishte fotografia nudo.