Ja, ky është filmi që duhet të shihni!

Festat e fundvitit janë koha perfekte për tu relaksuar pak, e për të ngadalësuar ritmin e përditshëm. Për të shijuar ca ushqim në divan, ndonjë çokollatë a çaj. Në morinë e filmave që mund të zgjidhni, merrni në konsideratë ‘’Veneno’’.
Seritë biografike të Christina Ortiz Rodriguez gjerësisht e njohur si ‘’La Veneno’’ shembën tabutë dhe normat televizive në Spanjë përgjatë vitit 2020. Historia që analizon jetën e jashtëzakoshme e vdekjen tragjike të një prej personazheve më të dashura të komunitetit LGBTQ+ në Spanjë. Me regji të Javier Ambrossi dhe Javier Calvo, fabula bazohet në librin e shkruar nga Valeria Vegas. Një studente gazetarie, dhe kuriozitetit të saj për të kuptuar e ndarë me ne historinë e La Veneno-s. Duke vënë theksin në sfidat e transgjinorëve në fusha të ndryshme të jetës, dhe rëndësisë së medias në perceptimin masiv.
‘’Veneno’’ është një tregim për transformimin socio-politik të Spanjës në fund të shekullit të njëzetë, kryesisht gjatë rilindjes kulturore ‘’Movida Madrilena’’ që i dha fund edhe ‘’Diktaturës së Frankos’’. Seritë kinematografike tregojnë rrugëtimin drejt famës të Christinës, një ikonë transgjinore me daljet e saj televizive krejt bombastike për kohën në një emision ‘’talk show’’.

Roli i La Veneno i luajtuar nga Daniela Santiago, dhe Isabel Torres përfaqëson vështirësitë e hasura individët transgjinorë në një shoqëri në ndryshim të vazhdueshëm. Episodet nuk e vënë theksin vetëm tek personazhi i La Veneno-s por edhe te komunitetit LGBTQ+ në historinë e Spanjës duke nisur nga 1960 deri në ditët e sotme.

Filmi vetvevetiu ka marrë komente pozitive për përzgjedhjen origjinale të kastit të aktorëve. Me luajtjen e roleve trangjinore nga gra transgjinore, një zjedhje që u përgëzua gjerësisht. Seritë në mënyrë shumë artistike balancojnë karizmën e humorin e Veneno-s krahas realitetit të ashpër që ju desh të përballonte, pa harruar një fëmijëri traumatike në Spanjën e viteve 1960.