Madonna surprizon me performancë në 50 vjetorin e revolucionit Stonewall

Mbështetës, aktivistë dhe pjesëtarë të komunitetit LGBTI+ kanë qenë të mbledhur pranë barit të njohur “Stone Inn” kur janë suprizuar nga performanca e Madonnës, e cila ka zgjedhur ta mbajë të fshehtë për komunitetin për ti surprizuar.
Ylli i popit është emëruar si ambasadore për 50 vjetorin e festimeve në shenjë përkujtimi të protestave të vitit 1969 në barin ikonik “Greenwich Village”, një bar ikonik për lëvizjen LGBTQ+. Pas mesnatës, Madonna së bashku me djalin e saj David Banda dhanë një fjalim dhe performuan së bashku dy këngë.
“Qëndroj krenare këtu në vendin ku nisi gjithçka, bari legjendar Stonewall Inn, në vigjilje të vitit të ri” u shpreh ajo. “Sot festojmë së bashku 50 vite revolucion”.
Këngëtarje me famë botërore bëri apel gjatë fjalimit të saj duke kërkuar një minutë heshtje për të reflektuar se si mund të sjellim më shumë dashuri dhe paqe në 2019. Më poshtë mund të gjeni videon nga fjalimi i këngëtares:
https://www.youtube.com/watch?time_continue=148&v=Q6880rRgk8g
/k.m/