Pse “NEWBORN” i Kosovës këtë vit u bë me “E” të zezë?
Ideatori i “NEWBORN” për këtë vit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismajli ka treguar përse shkronja “E” është lyer e gjitha në të zezë.
Sipas Ismajlit E-ja shpreh, eksodin, Evropën, ekonominë dhe EULEX-in.
“Pavarësisht të gjithave, tradita vazhdon. Njerëzit u shprehën edhe sivjet. E-ja e zezë? Ide e disa artistave me u shprehë për Ekzodin, Evropën, Ekonominë, EULEX-in…
Edhe një herë, NeWBORN reflekton realitetin kosovar: ka nisë me u nxi, në një kaos ngjyrash në kerkim të shpresës. Në kërkim të ndjenjës që e patëm sot 7 vjet ma parë, e të cilën s’kemi çare pa e kthye një ditë”, ka shkruar ai në facebook.