Porto Palermo, do “pushtohet” nga artistet
“Art Kontakt Festival” një festival i artit kontemporan do të zhvillohet në Kështjellën e Ali Pashës në Porto Palermo nga data 10-12 gusht. Në këtë edicion do të shfaqet edhe dokumentari “Të fshehur mes jush” të prodhuar nga Pro LGBT, i pari dokumentar me metrazh të shkurtër që tregon dy histori dashurie, njëra mes një çifti lezbikesh e tjetra mes një çifti të rinjsh gej. Gjithashtu do të shfaqen edhe dy prodhime të shkurtra artistike nga “Aleanca Kundër Diskriminimit”.