3 milione te korruptuar, asnje i lumtur!
Nga Koloreto Cukali
Pjesa më e madhe prej nesh e ka shkelur të paktën një herë ligjin. Dhe nuk e kam fjalën për ata që kalojnë me të kuqe, që nuk të japin kuponin tatimor apo që ushtrojnë prostitucionin e mjerimit. Madje nuk po fus këtu as ata që shkelin ligjin anti-duhan e as ata që pinë bar. Këto (në një shtet normal) duken vogëlsira, para magmës kriminale ku jemi zhytur.