80 vjecari kishte abuzuar edhe me motren e viktimes
Dalin në dritë fakte drithëruese që nëse do të ishin marrë në konsideratë nga policia me kohë, mund të kishin çuar në arrestimin e maniakut seksual dhe shpëtimin e jetës së 18 vjeçares.
Pak vite më parë, një prej vajzave të familjes ishte martuar, por një ditë më pas ajo ishte rikthyer në shtëpi nga burri, pasi ajo nuk kishte qenë e virgjër dhe burri nuk e kishte pranuar këtë fakt.
Vajza kishte treguar më pas se ajo kishte qenë abuzuar kur ishte e mitur nga një burrë i moshuar në fshat, i cili jetonte i vetëm në shtëpi, pasi të gjithë pjestarët e familjes jetojnë jashtë vendit. Burri për të cilin kishte treguar vajza e familjes Vata kishte qenë pikërisht Shaban Norja. Por familja e saj nuk e kishte çuar me tej denoncimin e këtij fakti duke iu trembur opinionit në fshat.
Por policia ka patur edhe të tjera argumente në fshat për ta vënë nën vëzhgim të moshuarin, pasi në fshat atë e tregonin të tërë si person të rrezikshëm. Megjithate ka qene pikerisht deshmia e motres se viktimes ajo qe ka mundur ta coje policine drejt maniakut seksual i cili pasi i preku koken vajzes shtazene tentoi te zhdukte gjurment e krimit.