Acarohen marredheniet e Shqiperise me Greqine, ministri grek anullon viziten ne minuten e fundit
Ministri i jashtëm i Greqisë e anulloi vizitën e tij në Tiranë pak para se të hipte në avionin që do ta sillte sot në Shqipëri për të qenë i pranishëm në festimet për 100 vjetorin e Pavarësisë, raportojnë mediat greke.
Sapo do të hipte në avion ministri Dimitris Avramopoulos mësoi mbi deklaratën e Berishës më herët, sipas të cilit një pjesë e Greqisë perëndimore është në fakt, tokë shqiptare.
Ai e anulloi menjëherë vizitën dhe bëri këtë deklaratë:
“Ministri e anulloi vizitën e tij në minutën e fundit duke shprehur pakënaqësinë e qeverisë greke rreth deklaratave të kryeministrit shqiptar. Të tilla deklarata nuk ndihmojnë në krijimin e klimës së miqësisë, besimit të ndërsjelltë dhe në marrëdhëniet fqinjësore mes dy vendeve. Të tilla deklarata nuk shërbejnë për zhvillimin e nismave të përbashkëta në fushën politike, ekonomike apo atë të energjisë”.
http://www.keeptalkinggreece.com/2012/11/28/greek-fm-cancels-visit-to-tirana-after-albanian-pm-claims-greek-territories/