Aktivistet e Vetevendosjes dhunohen edhe ne komisariat
(E plotësuar) Protesta e Lëvizjes Vetëvendosje e nisur sot në mëngjes, ka përfunduar pak para orës 17, pak kohë pasi që policia e Kosovës ua hapi rrugën protestuesve të grumbulluar te hoteli Swiss Diamond, në sheshin Nëna Terezë, dhe turma u nis për të protestuar drejt Qeverisë së Kosovës, raporton Zeri i Kosoves.
***
Lëvizja Vetëvendosje njofton se mbi 30 aktivistë dhe qytetarë janë të arrestuar.
“Aktivisti nga Tirana Boiken Abazi (ne foto) është keqtrajtuar edhe në stacion të policisë. Gjithashtu është keqtrajtuar dhe një studente, e cila ishte kalimtare e rastit”, thuhet në një njoftim të Vetëvendosjes.