BE rikthen vizat per Shqiperine?
Agjencia e lajmeve AMA raporton ne rubriken e lajmeve te fundit se “Bashkimi Evropian vendos te riktheje perkohesisht regjimin e vizave per vendet e Ballkanit perendimor, mes tyre edhe Shqiperia”. Duket se “vendimi eshte i pazbardhur ende se kush preket nga kjo kerkese e qeverise evropiane qe do i dorezohet se shpejti parlamentit Evropian. Por mediat e huaja raportojne me shume urgjence se tashme vendimi ne kabinetin e BE eshte marre nga ministrat evropiane te ketij unioni, ata te brendshem”.
Ketu preket ndjeshem edhe Shqiperia, te ciles iu kthyen 51 azilante te rreme nje dite me pare dhe qe Burgaj si kryepolic e quajti sukses shqiptar riatdhezimin !. Ne vend te jepte menjehere doreheqjen, pasi ishte paralajmeruar nje vit me pare me nje tjeter grup te riatdhesuarish dhe nuk ndermori asnje arrestim te komunareve sepse ishin te djathte….Por ja qe konfirmohet se fundmi se azilkerkuesit e rreme po shtohen dhe nuk eshte momenti te liberalizohen vizat per Ballkanin.