Beogradi sfidon veten, shkaterron politikanet dhe na jep nje mesazh gjithe ne te tjereve
Plani i shumëpërfolur B i aktivistëve për të drejtat e njeriut në Beograd, tani që kryeministri i tyre Ivica Dacic përsëriti veten dhe e ndaloi paradën gej, është në fakt një plan që ka filluar që ditën e parë të kësaj jave që po lemë pas.
Serbët nuk po bëjnë thjesht replika politike me politikanët e tyre të cilët nuk ndryshojnë. Prej të paktën 4 ditëve ata kanë nisur një festival të mirëfilltë kulturor, gjithpërfshirës e një seri debatesh që po provokojnë e njëkohësisht po edukojnë shumë më tepër se një paradë, marshim apo parakalim nga ato që i le pa gjumë priftërinjtë, huliganët, apo konservatorët dhe ekstremistët politikë.
Teksa Ivica Dacic dhe të tjerët si ai bëjnë si cuba duke përsëritur veten, në qytet ka dhjetëra e dhjetëra aktivitete kulturore për komunitetin LGBT, nga ato më sfidueset, si ekspozita fotografike provokuese, debate, konferenca, festa etj.
Plani B i këtyre aktivistëve të cilët nuk lejohen të marshojnë në rrugë, por që në fakt të shtunën, 6 tetor do marshojnë qoftë dhe përgjatë 2000 metrave me roje private, në rrugën pedonale të Beogradit, paska qenë zgjedhja më e bukur: Shikoni më poshtë, përmes fotove se çfarë po ndodh këto ditë në Beograd…