Çeta sat’ome
Që do bëje si gore këtë e prisja në fakt, sapo vendosa të të shkruaja herën e parë. Kësisoj, fakti që kishe hapur feisbukun dhe kishe kërkuar muzikën që dëgjoj, e librat që lexoj, kjo s’mu duk çudi për t’u çuditur. Po që do bëheshe për haloperidol e do merrje 10 ditë të më përgjigjeshe ktë se prisja o Sono, o Bred Piti në rezervë i Rilindjes Demokratike. Gazeta e Berishës duhet të jetë rëndë emocionalisht derisa me 100 mijë euro që merr nga ministria e Mbrojtjes, boton eksitimin tënd të dyshimtë dhe trishtimin tënd prej zonje Shnajder të Laprakës. Budallait i hapet rrugë, po jo një kllufi që shkruan dhe sidomos kur këtë e bën për të fituar terren të pamerituar. Një idiot që priti demokracinë që të arratisej nga institucionet përkatëse, është një idiot i kohës së re në arrati. Po ti je i fandaksuri i Rilindjes Demokratike që shkruan në emër dhe për një institucion që ka pushtetin, dhe përfaqëson Partinë në mazhorancë.
Organi zyrtar i Rilindjes Demokratike shkruan se : “Po ja, që ky Andi është një “çun oficeri” dhe xhins ushtarakësh të kurvit nga një krahinë e Jugut. Që do të thotë se Andi rrjedh nga një gëlbazë gjeneralogjike e neveritëshme, një pështymore publike rruge proletare turbekolare plot gjak e qelb kanceroz”.
Për 100 vjetorin e vendit, organi zyrtar i pushtetit ofendon me rradhë oficerët, ushtarakët e kurvit nga një krahinë (e papërcaktuar se s’ka rëndësi) e Jugut. I konsideron gëlbazë gjenealogjike të neveritshme, një pështymore publike proletare turbekolare plot gjak e qelb kanceroz. S’më habit që Berisha nuk do ta festojë në Vlorë festën e Pavarësisë pas kësaj. Por pse ja le një pallaske si ty dhe s’ka kurajën vetë, këtë se kuptoj. Pas Sonit që shkruan tek Rilindja Demokratike kundër Jugut në përgjithësi, pa dallim rakie, mali, territori, ngelet të dali dhe znj. Bardhi që t’i vërë vulën e Kryeministrisë kësaj deklarate. E tolerueshme sipas dikujt se je torollak, si harabel i hallakatur në trupin e një struci të tromaksur. Megjithatë mund të zgjidhje gazetën 55, një tjetër ulluk të Këshillit të Ministrave. Po ty të zgjodhi organi zyrtar i Berishës. Kaq. Ti si gjenital i kërrusur fute në listë të tjera mllefe që të ishe në linjë me përplasjen e kërkuar. O Son e keni provuar me Vlorën nga vjen im atë dhe jeni mbyll në kotece duke luajtur si statuja femrash antike. Andej nga vjen im atë, dajën e baballarëve të vet Isuf Luzin nuk e shitën në diktaturë, në ndryshim nga disa personazhe që vëllait i dëshmuan në gjyq. Soni je legen si Xhaferi që Noli e përdor si lolo poezish.
(marrë nga Salep Sulltan)
Dhe rakia vete-vjen
Xhafer Ypi na mbërthen
Dhe për lot na mallëngjen
Rreth konopit me legjen.
Ti i nderuar zëdhënës zyrtar i Rilindjes Demokratike je interesant se nuk e fsheh dëshirën e kësaj partie për të dhunuar klasën që nuk i përket. Ty të kuptoj se u gjende 50 vjeç i virgjër me një familje që ishte pjesë e një poezie që quhet Salep Sulltan. Salep për të të kujtuar se në këtë moshë një i virgjër vetëm në një film për të qeshur nuk është ende impotent.
Ti je i mirëkuptuar që të kesh fantazi dhe të tipit: “Fillim të cilin Kristi e ka rrëfyer vetë fije-për-pe në një shkrim të gjatë ku Kristi Kananaj përshkruan deri në imtësi qefin e pfund dhe dhimbjet e paharruara që provoi gjatë përdhunimit që Kristit adoleshent i bëri një jevg fshesaxhi në stadiumin e Pogradecit gjatë një mbasditeje vjeshte me shi dhe suferinë. Ndodhi pikërisht atë ditë që klithmat e qefit të Kristit me brenda ythës arin e fshesaxhiur, surratin pas murit, këmbët e hapura njërën në Lin tjetrën në Zagorçan, u dëgjuan deri në Tiranë nga shokët e tij të MJAFT-i, të cilët fill pas këtij rrëfimi e thirrën Kristin urgjent në gjirin e tyre të vinte e të rrinte si e meritonte”. Që të “përkthehet” teksti yt o Yp në atë që fantazon realisht nuk duhet të bezdisim Frojdin. Fantazia e pashprehur tregon një lloj vetëpërmbajtje, por rasti yt e ka kalu ylberin o Ypber. Zoti të rujt ty dhe ata që ke afër. Shpresoj të mos kenë fëmijë, se do duhet t’i shoqërojnë me polici kur ti nuk je në gjumë dreke. Shqetësimi ngelet se organi zyrtar i Partisë që pretendon se po integron shqiptarët në një botë më të civilizuar, të boton, se me sa duket eksitohen të gjithë me elementë pedofilie.
…
10 rreshta si të tutë që të kuptosh se stili yt poetiko dramatik është i vjetër si letërsi pastërma dimri nga ajo që vetëm ti mund ta gëlltisësh.
Son i një partie me hero Boden, dhe supermen Bumçin je i vetmi njeri që ecën si i shkartis keq te letrat higjenike dhe mendon si gjirafë nën efekte hipnoze. Si deve që ka
endërr të këndojë lakuriq në opera për meshkuj të rangut të lartë. Ti dukesh sikur je ushqyer me gigabite idiotësie, dhe elektroshokun në familje e kishit në vend të qurravitjes familjare kundër serialit Izaura në fundvitet ‘80. Modeli yt i flokëve s’ka kujt t’i ngjajë, se flokët i ke si sirena deti. Jo ekzistente në botën reale. Të bëje seks për ty, deri vonë ishte e pamundur, ndaj dhe sot je krijesë shterpë si bota jote shpirtërore, si mungesa e seksit për të krijuar një çudi tjetër kozmike, gjenetikisht në rregull ndoshta, por me habere të tmerrshme kur të edukohej. Një krijesë Salepi new stile, si mirëkëll of fridëm e atij që të gjen gazetë për të çliruar kastravecin në stilin tënd post kapsit. Të duhen kapsula për diarre, të duhet fantazi me “ythë” e “ut”. Dhe sigurisht organi zyrtar i Partisë demokratike për t’u liruar.
…
P.s 1 Kur thua: “Mua edhe në varr do vijnë t’ë m’i puthin e lëpijnë kockat femra”, kuptoj shqetësimin e njerëzve të MJAFT që fshihnin qenin sa herë që vije tek zyrat, i ofroje lekë kafshës së gjorë dhe askush s’e kuptonte arsyen.
P.s 2 S’do të të isha përgjigjur nëse do ta botoje diku gjetkë, por tek Rilindja Demokratike, më duket më tepër se një parodi injorantësh e shkruar për injorantë të tjerë. Më duket si thirrje për përplasje Jug me Veri. K’tu lajmësi ndoshta s’mban përgjegjësi se është torollak i lezetshëm, por dërguesi që s’e ka për herë të parë këtë provokim duhet t’i bëjë mirë llogaritë.
Ky shkrim i Andi Kananaj eshte pergjigje e nje shkrimi te Edison Ypit ne gazeten zyrtare te PD-se http://www.rilindjademokratike.com/RD%2014%20nentor/koment.htm