Cmenduri ne Shkumbin
Në rrugën nacionale mes Elbasanit dhe Librazhdit në vende të ndryshme lumi i Shkumbinit është disi më i thellë. Shikoni në këto foto disa të rinj që ndërmarrin diçka vërtet të çmendur: hidhen me kokë nga mbi 5 metra lartësi pikërisht në një pjesë të ngushtë të lumit aty ku është më thellë. Sigurisht ata duhet ta njohin lumin sepse janë banorë të fshatrave përreth, por gjithsesi hedhje të tilla venë në rrezik jetën e tyre në çdo moment. Aq më tepër që uji i lumit është i turbullt dhe nuk ka qartësi. /Foto E.Tela/