Dhurata qe ne duam per 100 vjetorin: Nje manifest qytetar
Mendo pozitiv, nje grupim te rinjsh qe duan te thone fjalen e tyre duke realizuar konkretisht disa aksione qe japin mesazhin qe gjerat mund te behen me mire, thote:
“Ne për 100 vjetor dëshirojmë që shqiptarët të arrijnë te bashkohen me njëri-tjetrin më shumë për çështjet e përbashkëta dhe të mirën e tyre. Të mundohen te kuptojnë që janë të vetmit që e kanë në dorë ndryshimin e mirë që duan të ndodhë me Shqipërinë.
Dëshiroj që shqiptarët të kuptojnë se e vetmja mënyrë për tu kuptuar me njëri-tjetrin është të respektojnë rregullat. Respektimi i të gjitha rregullave qe janë krijuar dhe tregojnë se jemi te gjithë njësoj është baza e demokracisë. Ne duhet të bashkohemi dhe mos lejomë njeri ti shkel ato. Nëse shohim një shkelje duhet ta ndjejmë si përgjegjësi denoncimin e saj.
Dëshirojë që shqiptarët të kuptojnë se patriotizmi është: rezultatet pozitive personale dhe të grupit që përfaqëson, të mbash pastër ambientin ne te cilin jeton, të ndihmosh në mbarëvajtjen e rregullit dhe respektimin e ligjit në vendin tënd. Të tregosh vlerat e mira të Shqiptarit ne vend se te theksosh aspektet negative te tij. Patriotizëm është të ngrihesh dhe të kërkosh të drejtën tënde si qytetar kur dikush e cenon atë. Patriotizmi nuk tregohet vetëm duke share grekun dhe serbin, apo duke tundur një flamur ne kohe festash.
Dëshiroj që shqiptarët të kujtojnë më shpesh lumturinë, Të kuptojnë se e vetmja zgjidhje për të mirën tonë të përbashkët është të bashkëveprojmë.
Dëshirojë që shqiptarët të sensibilizohen më shumë për rolin e natyrës në jetën tonë, rolin e natyrës në jetën e banoreve të Shqipërisë.
Dëshirojë që shqiptarët realitetin dhe problemet e tyre ti kuptojnë dukë i parë vetë me sytë e tyre dhe jo nga lajmet. Dua që shqiptarët të kuptojnë se televizionet kane nje pronar, ky pronar ka interesa dhe nuk është i pavarur, kjo do te thotë se nuk do ti cenojë interesat e tij me informacionin që do japë në ekran.
Dëshirojë që shqiptarët të bëhen më aktiv, të qeshin më shumë, të duan më shumë. E mira e tyre është edhe e mira ime apo jotja!
Dua që shqiptarët të kuptojnë se jo gjithcka varet nga politika, por politika është një instrument që ne e përdorim për të jetuar në harmoni.
Dua që më shumë njerës të mirë të bashkohen dhe të japin më shumë shembuj për tu ndjekur.
Këto janë ato cfarë ne duam për 100 vjetor,
Ju premtojmë që ne nuk do rimë të presim dikë që të na japë zgjidhje për këto probleme por do japim maksimumin tonë për të ndihmuar në realizimin e këtyre dëshirave”.
http://mendopozitiv.com/index.php/sq/info/shqiperia-jone/110-dhurata-qe-ne-deshirojme-per-100-vjetor