Dominique Strauss-Kahn: nuk mund te kriminalizohet epshi
Respublica.al
Më se një vit pasi dha dorëheqjen me turp nga kreu i FMN lidhur me akuzat për angazhim në prostitucion dhe përdhunim (kjo e fundit ka rënë), zoti Strauss-Kahn theu një heshtjen e tij të gjatë dhe pranoi se ndoshta jeta e tij të dyfishtë, kishte qenë pak e tepruar. Ai solli para botës një fytyrë të re të jetës së njerëzve të pushtetshëm, me orgjira, dhe mbrëmje private të shthurura.
“Unë prej kohësh mendoja se mund ta çoja jetën time sipas qejfit,” tha ai në një intervistë me revistën franceze Le Point. “Mbase isha naiv. Kujtoja se njerëzit mund të sillen lirisht seksualisht, dhe mund t’ju them se në Paris ka plot të tilla mbrëmje mes njerëzish që do habiteshit po të dinit që janë të tillë.”
Orgjitë ekskluzive përfshin fjetje me disa gra njëherësh, shishe shampanje që kushtonin 13,000 $ shishja, dhe një rradhë avokatëshit, gjyqtarësh e zyrtarësh që ‘vdisnin’ të ishin në këto vende me njeriun e fuqishëm të FMN-së.