Fotot “off the record” te Klintonit me familjaret e punonjesve te Ambasades ne Tirane
Vizita e një sekretari shteti në një vend të huaj është e rëndësishme jo thjesht për politikën dhe diplomacinë e atij vendi, por është një rast i rrallë edhe për punonjësit e diplomacisë amerikane në vendin përkatës. Sidomos për ata amerikanë që punojnë në Ambasadën e SHBA në Shqipëri.
Cfarë bëri Klinton në minutat që nuk ishte e rrethuar as nga Berisha, as nga Topalli, as nga Nishani dhe as nga Rama?
Takoi punonjësit e ambasadës së SHBA bashkë me familjarët e tyre, të cilët këtë ditë kanë po aq arsye për të qenë krenarë, siç fundja ndihen shqiptarët sa herë që një personalitet i politikës amerikane viziton Tiranën, Prishtinën apo dhe zona të tjera shqipfolëse.
Në këto dy foto që po botojmë, znj. Klinton shfaqet përkrah fëmijëve të punonjësve të Ambasadës Amerikane në Tiranë në një takim të veçantë që pati me ta në hotel Sheraton.
Këto nuk janë fotot zyrtare të Ambasadës por foto personale për të cilat Historia-ime.com mori leje me shkrim para se t’i botojë.