Ja dokumenti i pare qe kriminalizon homoseksualizmin ne Shqiperi. Levizja gej nis kerkimet ne arkiv
Në një dokument që Kryesija e Republikës ia dërgon Ministrisë së Drejtësis në vitin 1925, zbulojmë tentativën e parë shtetërore për të kriminalizuar homoseksualzmin tek meshkujt shqiptarë, jo te femrat. Shkruhet konkretisht (arkivuar në skedarët me titullin “Krime të Kundërnatyrshme” në Arkivin e Shtetit, vitete 1912-1944):
“Për t’u studiue nga ajo Ministri e për të na u njoftue mendimi i saj, këtu ngjitur ju dërgohet kopja e një projekt ligji mbi ndalimin e pederastis paraqit për në Kryesi të Këshillit t Ministruer me shkresa numër 2166 datë 30-10-925 (dmth viti 1925) të Ministris së P. Mbrendshme.
Aktet të na kthehen prap.”.
Më poshtë fillon edhe arsyetimi për këtë projekt ligj. Arsyetimi kryesor ka të bëjë me faktin që deri në atë moment në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë pedarastia dënohej vetëm në rastet e marrëdhënieve seksuale mes një të rrituri dhe një të mituri (nën moshën 15 vjecare). Duhet thënë që në fakt, kjo me konceptet aktuale nuk quhet marrëdhënie mes së njëjtit seks, por pedofili (!) e për pasojë ai kod penal ishte mëse normal dhe që duhet përshëndetur. Por shikoni se çfarë ndodh më poshtë me amendimin e tij. Thotë Kryesija:
“Në nenin 197 të Kodit të sipërthan dënohen ata q’i bajn punën e shëmtuet një tjetrit q’i asht pesë me dhet vjeçe e posht e nuk ndëshkohen ata q’i i bajn po kët vepër nji personi 15 vjeç e nalt. Dmth në ligjet sod në veprim Pederastia asht e ndalueme kur qi pasivi asht 14 vjeç e poshtë dhe e lirë kur qe ay asht 15 e nalt”.
Praktikisht ky është dokumenti i parë që në mënyrë ekskluzive kriminalizon marrëdhëniet homoseksuale në Shqipëri. Lexoni artikullin e plote te Historia-ime.com