“Ke pret Tirana te fitoje ne Uashington?” pyet Baze te TemA
Jo tamam si para katër vitesh, por gjithsesi edhe këtë vit ka interes te dukshem në Shqipëri se kush do t’i fitojë zgjedhjet presidenciale.
Në një editorial që është në faqen e parë të gazetës print TemA sot (botuar më herët në versionin online) Mero Baze bën një analizë politike të marrëdhënieve mes politikanëve shqiptarë dhe diplomacisë amerikane. Shkrimi titullohet “Kë pret Tirana të fitojë në Uashington”. Pasi analizon në mënyrë thellësisht politike Baze shkruan për vizitën e fundit të znj. Clinton në Tiranë se: “Ajo dëshmoi se SHBA në fund respekton gjithmonë parimet e veta dhe jo individët”.
Dhe përfundon idenë me paragrafin: Të vetmit që kanë të drejtë të gëzojnë apo hidhërohen janë vetëm amerikanët. Ne të tjerët thjesht duhet të shikojmë TV. Nuk ka rëndësi nëse në Uashington do të jenë të majtët apo të djathtët. Ata kanë dëshmuar se kur mendojnë për Shqipërinë nuk kanë parasysh emra të përveçëm, por vese të përveçme.
Lexoni të plotë këtë editorial në linkun: http://www.gazetatema.net/web/2012/11/06/ke-pret-tirana-te-fitoje-ne-uashington/