Kercenohet Igballe Rogova, ne mbremje dhunohen aktivistet e Libertas ne Prishtine
(Ne foto aktiviste ne takimin global ILGA sot ne Stockholm ku anetarja e Parlamentit Europian Ulrike Lunacek beri thirrje per te nenshkruar nje leter mbeshtetese per dy aktivistet Igballe Rogova dhe Lepa Mljadenovic)
Aktivistja për të drejtat e gruas dhe LGBT Igballe Rogova është kërcënuar pasi botoi në revistën Kosovo 2.0 një letër të fuqishme ku fliste hapur për seksualitetin e saj në një letërkëmbim me feministen dhe lezbiken serbe Lepa Mljadenovic, një letërkëmbim që do të mbetet si më I bukuri në historinë e feminizmit dhe historisë LGBT në Ballkan.
Igo tha: “Dje në mëngjes u zgjova nga një telefonatë kërcënuese. Një person më tha: “Nuk do të lemë të drejtosh gratë e Kosovës”. Pata dy frikëra. E para ishte se most ë njëjtët huliganë do të vinin të shkatërronin takimin vjetor të Rrjetit të Organizatave të Grave në Kosovë (sicc kanë kërcënuar se do bëjnë). Dhe frika e dytë ishte se pas mbulimit skandaloz në media (sidomos nga KTV) pak gra do të guxonin të vinin në këtë takim”.
Në një komunikim me rrjetin e organizatave të grave në Kosovë, ajo sqaroi më tej: “Pas kësaj telefonate dhe pas shumë sms të tjera kërcënuese që kasha marrë më parë mora në telefon një ish drejtor të Policisë që më siguroi se forca policie me uniform civile do të sigurojnë mbrojtje. Eshtë kërkuar edhe nisja e investigimit për të paktën 38 mesazhe kërcënuese që më kanë ardhur. Besoj se policia duhet përshëndetur deri tani”.
Sot ne dreke, ne Stockholm perfaqesues nga 103 vende te botes pranuan ne seancen plenare te takimit global te ILGA World qe te nenshkruajne nje leter mbeshtetje per aktivistet Igballe Rogoba dhe Lepa Mladjenovic.
Ndërkohë aktivistë për të drejtat e njeriut njoftojnë se një grup prej të paktën 7 huliganesh kane mundur te hyjne sot ne mbremje ne zyrat e Libertas Kosova nje organizate qe mbron te drejtat e LGBT ne Prishtine.
Pasi kane vandalizuar zyren duke shkaterruar gjithcka qe u ka dale perpara kane nisur te dhunojne edhe aktivistet.
Mësohet se një person është dhunuar në mënyrë të egër dhe brutale, por ndodhet jashtë rrezikut. Ne nuk po bejme te ditur emrin per arsye sigurie.
Aktivistët kanë shkuar menjëherë në polici ku kanë bërë denoncimin.
Nderkohe njeri prej huliganeve qe sulmuan sallen ku do promovohej numri i ri i revistes Kosovo 2.0 eshte kapur tashme nga policia.
/Kontribuan per kete lajm, Myrvete Bajrami nga Prishtina, Eugert Aliaj nga Tirana, Kristi Pinderi dhe Xheni Karaj nga Stockholmi