Kot cuditemi per manine e virgjerise. Zogu coi kemishen e gjakosur te Geraldines deri ne Parlament!
“Po atë mbrëmje, kur gjeta momentin e duhur, i thashë Mbretit: Ana është shumë e shqetësuar. Nuk po gjen dot këmishën time të natës. Im shoq, lëkurën e fytyrës e kishte shumë të çelët dhe kam përshtypjen se ishte hera e parë në jetën time që e pashë të skuqej. U zu shumë ngushtë. Më shpjegoi: Të kam folur shumë për mënyrën sesi i respektojmë ne femrat, veçanërisht nënat. Ishte e domosdoshme që ti të ishe e virgjër dhe çdo vajzë e huaj që vjen për martesë, duhet t’i nënshtrohet një vizite mjekësore. Unë mburrem me faktin se kam aftësinë t’i njoh njerëzit dhe më mjaftoi vetëm të shikoja sytë e tu. Nuk të thashë asgjë për këtë vizitë, pasi e dija që nuk do të kishe pranuar. Por, në të njëjtën kohë, më duhej t’i jepja prova Parlamentit, kështu që e mora këmishën tënde të natës dhe ia dërgova kryetarit.”
Mapo vijon të botojë edhe sot pjesë nga libri për Mbretëreshën Geraldinë të autores franceze Josephine Dedet. Po shkëpusim një moment të shkurtër nga nata e parë e tyre…
U nisën drejt Durrësit për muajin e tyre të mjaltit, me një Mercedes të hapur. Mbërritën në një ngrehinë magjepsëse mermeri, që Mbreti e kishte projektuar dhe ndërtuar posaçërisht për mbretëreshën Geraldinë, me pamje nga Adriatiku blu. Ishte përdorur qëllimisht mermer me shumë ngjyra, që, e vendosur në majë të kodrës, vila të dukej si një mirazh nën diellin e artë të pasditeve që shndriste në qiellin e kaltër. Çifti i sapomartuar piu kafe, para se Mbreti t’i tregonte Geraldinës dhomën e madhe të pritjes të mobiluar sipas stilit të Luigjit XIV, dhomën e ngrënies sipas stilit perandorak, pasi Napoleoni ishte heroi i Mbretit, dhe pastaj lart dhoma e praruar si e Maria Terezës, ku e priste një shërbyese.