Kriminelet e rinj model mediatik, gjenite ne harrese
“Te rinjtë shqiptarë duhet të frymëzohen nga të rinjtë elitarë jo nga të rinjtë Al Pacino“
Nga Rigels Xhemollari *
Kohët e fundit po shohim që kriminaliteti rinor po rritet dhe të kryerit krim po kthehet në mode. Cdokush prej nesh lexon titujt e shtypit të ditës, dy të rinj grabisin në rrugë, sherr mes të rinjve, plagoset 20-vjecari dhe tituj e forma promovimi nga më të ndryshmet për të promovuar këta të rinj “heronj te kohes“.