Kujdes fashistet po trokasin ne dere
Për ca kohë, u mësuam me praninë e partive fashiste ose neo-fashiste në Evropë. Për shembull: Partia e Lirisë në Hollandë, Partia Popullore e Austrisë, Lidhja Veriore në Itali, Partia Radikale e Serbisë, ose, kohët e fundit, Agimi i Artë në Greqi, i cili është përgjegjës për sulme mbi emigrantë (përfshirë shqiptarë) dhe homoseksualë, duke përdorur një gjuhë të ndezur e të urrejtshme. Sipas filozofit francez Filip Laku-Labart, fashizmi është mobilizimi i ndjenjave të njëjtësimit të masave. Unë do ta përdor fjalën “fashizëm” në këtë kuptim.