Michael Moore, kineasti qe i beri jeten ferr Bushit parashikon fitoren e Mitt Romney
Duket thuajse dëshpërues perceptimi që kineasti dhe aktivisti Michael Moore ka për zgjedhjet presidenciale në SHBA. I ftuar në një program video të Huffington Post (prej pak javësh ky portal lajmesh ka nisur edhe programet video), Moore parashikoi se zgjedhjet presidenciale do t’i fitojë kandidati republikan Mitt Romney.
Autor i disa dokumentarëve që kritikojnë sistemin financiar amerikan, kapitalizmin në thelb, por jo demokracinë në Amerikë, Moore u shpreh se “Romney do të mundë të mbledhë më shumë të ardhura për fushatën se Barack Obama dhe kjo gjë do i sigurojë atij fitoren”.