NDRECA – Pro LGBT, e shokuar. S’mund te perdoremi si fasade se Shqiperia respekton te drejtat
Akti i Gjergj Ndrecës është pasqyra e tmerrshme që tregon se në ç’derexhe ka katandisur konkretisht e drejta e njeriut në këtë vend makabër, e drejta jo si koncept, por si realitet.
Ka një parim mbi parimet, që strukturon të gjitha dokumentet e të drejtave të njeriut mbi të cilat kombet më të mençura bazojnë sot jetesën e tyre. Kjo është e drejta e njeriut për t’u plotësuar, për të qenë i lumtur, e mbi të gjitha e drejta e njeriut për të mbrojtur dhe kultivuar dinjitetin e tij. (Neni 22 i deklaratës Universale për të drejtat e njeriut).