Ne gjurmet e Albert Londres, gazetaret franceze interesohen ne Shkoder per LGBT
Rreth 30 studentë të gazetarisë dhe gazetarë profesionistë nga Franca e Ballkani Perëndimor (20 francezë, 2 boshnjakë, 1 serb, 4 rumunë dhe 5 maqedonas), u bashkuan në një projekt që i çoi ata në gjurmët e reporterit të famshëm francez Albert Londres (1884-1932).Ashtu si edhe Londres 100 vjet më parë, gazetarët shkuan në Osijek në Nish nëpërmjet Tuzlës, pastaj në Sarajevë, Mostar, Nikshiç, Shkodër dhe Shkup. Përgjatë udhëtimit të tyre, ata prodhuan materiale filmike që do të transmetohen në faqen online të një prej televizioneve publike franceze, ndërsa materialet më të mira do të transmetohen edhe në vetë televizionin francez duke filluar nga muaji tetor.