Nisin raportimet e para nga agjencite e huaja, shmangen komentet per torten
Me poshte lajmi i AP, shkruar nga Llazar Semini
E gjeni te plote ketu: http://www.windsorstar.com/life/Albania+celebrates+100th+anniversary+independence+from+Ottoman/7620239/story.html
TIRANË, Shqipëri – Shqipëria festoi 100 vjetorin e pavarësisë të mërkurën me një paradë ushtarake, evente festive dhe me një tortë 18 tonëshe.
Por klima e festimeve u përkeqësua nga incidente me dy shtete fqinje të Shqipërisë Maqedoninë dhe Greqinë, zyrtarët e të cilëve anulluan vizitat respektive.
Kryeministri Sali Berisha kishte folur të martën për “tokat shqiptare” që shtrihen nga Preveza në Greqi deri në Preshevë në Serbi, dhe nga kryeqyteti maqedonas i Shkupit në kryeqytetin malazez Podgoricë.
Komentet u gdhendën edhe në një pergamenë që do të shfaqet në një muze në qytetin e Vlorës, ku pavarësia e vendit nga Perandoria Osmane u shpall në vitin 1912.
Ministri i jashtëm grek Dimitris Avramopulos anuloi menjëherë vizitën e tij në Tiranë të mërkurën. Një deklaratë e ministrisë tha se komentet e Berishës “nuk kontribuojnë në krijimin e një klime të besimit, miqësisë dhe fqinjësisë së mirë”.
Zëdhënësja e Berishës, Erla Mëhilli tha se kryeministri po fliste në një kontekst historik dhe se “në asnjë mënyrë nuk shprehu ndonjë pretendim territorial ndaj fqinjëve tanë në jug, veri apo në lindje.”
Më herët, presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov e anulloi vizitën e tij në Shqipëri, pasi makina e Kryeministrit maqedonas Nicola Gruevski u godit me një vezë javën e kaluar gjatë një udhëtimi në Tiranë, kryeqytetin shqiptar.
Presidenti i Malit të Zi si dhe kryeministrat e Hungarisë, Kroacisë dhe Sllovenisë ishin të pranishëm, si edhe zyrtarë nga Italia dhe Kosova.
Dhjetëra mijëra shqiptarë etnikë – disa në këmbë ose mbi kalë – kanë mbërritur nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi për festimet, që filluan në Vlorë.
Në sheshin qendror të Tiranës Skënderbej, një tortë 18 tonëshe është shpërndarë për publikun. Kjo u pasua nga një paradë ushtarake.
Plani i mëparshëm i Berishës për therrjen e 2,000 deshëve e qingjave u prish pas protestave kundër këtij plani.