Nje europarlamentare i kujton Serbise te ndjeke shembullin e Sali Berishes (!)
Nga Beogradi, Kristi Pinderi
Cornelissen: “kryeministri i atij vendi, Sali Berisha, që për hir të së vërtetës nuk është se vjen nga ndonjë e kaluar liberale apo të majta u ngrit dhe e dënoi publikisht atë veprim. Ky ndikoi që të gjitha aktivitetet e shqiptarëve me rastin e 17 Majit të shkonin pa probleme”
Birgitta Ohlsson, ministrja suedeze për cështjet europiane ishte e prerë sot kur tha në Beograd se ndalimi që Serbia i bëri paradës do të ketë pasoja për integrimin e këtij vendi. “Eshtë një vendim thellësisht trishtues”, tha Ohlsson gjatë një forumi të mbajtur në Qendrën e Medias pranë Kullës së Shqipërisë në qendër të kryeqytetit serb.