Nje lajm i mire per familjet gjirokastrite dhe beratase
Një fondacion që punon për promovimin dhe rijetëzimin e monumenteve të kulturës ka nisur një proçes edhe ligjor edhe qytetar që ka mundësi të mira të kthehet në përfitim konkret për familjet në Gjirokastër dhe Berat që kanë në pronësi objekte të trashëgimisë kulturore që ose nuk mund ti rikonstuktojnë direkt për shkak të mungesës së fondeve, ose që kanë probleme pronësie.
Kështu, një fondacion që quhet “Gjirokastra” e që punon direkt në fushën e trashëgimisë kulturore ka bërë një thirrje për familjet gjirokastrite e beratase. Më konkretisht, në këtë thirrje saktësohet: “u bëjmë thirrje qytetarëve të Gjirokastrës dhe të Beratit që jetojnë në këto qytete apo kudo gjetkë në Shqipëri dhe jashtë saj, familje që zotëroni apo keni zotëruar banesa tradicionale (monumente kulture ose jo), të braktisura apo banesa të banuara, se Fondacioni Gjirokastra ju informon se ka një mundësi për të përshpejtuar regjistrimin, vlerësimin dhe rijetëzimin e banesave tuaja.
Nje projekt i ri i Fondacionit Gjirokastra, financuar nga Komisioni Europian mundeson disa procese ne te mire te banesave të tilla.
Përmes këtij projekti do të krijohet një bazë të dhënash ku pronarët mund të kontrollojnë të dhënat për banesën e tyre, do ndihmojë në regjistrimin pronësor të banesave, ndërsa do të bëjë edhe një vlerësim si pasuri të patundshme për këto banesa.
Një lajm edhe më i mirë ka të bëjë me faktin se ndër banesat me çati të rrënuara (ose të demtuara) në Gjirokastër e Berat do të përzgjidhen 10 prej tyre në një proçes demokratik që të restaurohen. Mësohet se në qytetin e Beratit ky proçes ka filluar tashmë.
Fondacioni në fjalë do të ndërmjetësojë edhe për çështjet ligjore që kanë pronarët e banesave monument kulture.
Per me shume klikoni ne www.revato.info