Nuk ka te beje vetem me qeverine po dhe me sistemin dhe besimin te doktoret tane?
Fotot nga LSA (lsaphoto.com)
Le ta themi hapur atë që shumë qytetarë e pohojnë gjithashtu: Në Shqipëri doktorët mund të jenë të mirë, mund të jenë në nivelin e duhur të kërkesave që shkenca e mjekësisë u dikton. Pak a shumë…
Pyetja e drejtuar ndaj politikanëve (ne foto kryeministri gruaja e tij dhe rektori i UT ne 60 vjetorin e fakultetit te Mjekesise) që i zgjedhim dhe i mbajmë me taksa do të ishte: a e kanë zgjidhur siç duhet sfidën për reformimin e sistemit shëndetësor në ato parametra që kushdo qytetar i siguruar, pensionist apo pacientë të sëmundjeve kronike të kenë akses të pakushtëzuar sidomos në cilësi në shërbimet për të cilat ne si shoqëri investojmë që të jenë të mira, të pranueshme, jo diskriminuese dhe mbi te gjitha jo perjashtuese?
Pyetja e dytë, marrë shkas nga fotot e ditës do të drejtohej ndaj politikbërësve në fushën e edukimit: i kemi bërë të gjitha detyrat tona, z. Dhori Kule, që studentët e mjekësisë që nesër do të jenë mjekët tanë, të arsimohen siç duhet, të edukohen e të jenë pjesë e rrjetit ndërkombëtar të shkëmbimit të informacionit shkencor aq sa ne të ndihemi realisht të sigurt kur flasim me ta, si doktorë e profesionistë, jo si negociatorë çmimesh…?