O do them shume gjera, o vetem nje: Ne Shqiperi duhet te ndryshoje edukimi – thote Zhaku
Entela Resuli
Ajo është një artiste “rebele”. Nuk nguron asnjëherë të thotë fjalën e saj, ashtu siç e mendon dhe për këdo. Me të mund të flasësh për çfarëdolloj teme, pasi e ka një përgjigje për gjithçka. Inida Gjata (Zhaku) në një interviste per SH. F flet jo për tenisin dhe tendencat e fundit të modës, por për qytetin ku jetojmë dhe njerëzit që na rrethojnë, per politiken dhe aspekte te tjera te jetes sociale. “Kabllot që thurin tavanin e qyteteve tona, depozitat që kurorëzojnë pallatet tona, pisllëku që nuk iu nda kurrë rrugëve tona, mentaliteti që ushqejnë në popull mediat tona”, përmend ajo disa nga gjerat qe e merzisin ne Tirane. Më tej, e pyetur se cilat janë tri gjërat urgjente që duhet të ndryshojnë në këtë vend, përgjigjet: “O do them shumë gjëra, o do them vetëm një. Se po thashë tre mund të them edhe treqind, më mirë po them vetëm një. Në Shqipëri duhet të ndryshojë edukimi”.