Per gjirin ku pushojne politikanet, femijet e tyre dhe njerez te zakonshem
DEBATI I SE DIELES
Nga Eugert Aliaj
Të gjithë e dimë ndyshimin midis një plazhi privat dhe atij publik. I pari të jep një sërë kushtesh kundrejt edhe pagesës së kripur në shumë raste, ndërsa i dyti është totalisht në shërbim të asaj pjese të popullsisë e cila nuk dëshiron të paguajë, nuk ka mundësi të paguajë, ose paguan, në fund të fundit çdo vit përmes taksave që paguan pranë pushtetit vendor dhe përkundrejt kësaj ka të drejtë të gëzojë nga pasuria publike.