Po me romet c’paten xhanem?
Nga Genci Kojdheli
Morali social dhe niveli demokratik i një shoqërie mund të vlerësohet shumë mirë duke parë mënyrën se si shoqëria trajton grupet më të dobëta e më të brishta brenda vetes. Demokracitë e zhvilluara perëndimore i atribuojnë para, vëmendje e mbrojtje speciale grupeve më të brishta e më të cënuara, me politika sociale të veçanta, fushata sensibilizimi e ndërgjegjësimidhe diskriminim pozitiv, me qëllimin e vetëm që të tilla grupe të gjejnë veten brenda zhvillimit e të mos ndihen të përjashtuara nga jeta e përbashkët.