Policia kunderakuza Totozanit – ky i fundit do te kallezoje per ndjekje penale ata qe hoqen ilacet
Në një deklaratë të paprecedentë Policia e Shtetit ka hedhur poshtë akuzat një dite më parë të Avokatit të Popullit dhe ka replikuar më tej me të në një formë që më shumë se institucionale ngjan me një reagim të panevojshëm politik.
Policia thotë: Drejtoria e Policisë e Qarkut Tiranë shpreh keqardhjen për deklaratat e pavërteta të Avokatit të Popullit. Grevistëve të urisë nuk u janë ndërprerë nga ana jonë as ilaçet, as mjekimet, apo ndërhyrja mjekësore. Pranë grevës është atashuar gjatë gjithë kohës një autoambulancë e pajisur me staf mjekësor me të gjitha medikamentet e nevojshme. Në këtë kontekst i bëjmë apel institucionit të Avokatit të Popullit, si një institucion i pavarur në kuptim të Kushtetutës, të respektojë integritetin e tij dhe të mos bjerë pre e manipuluesve të kësaj greve të paligjshme dhe të kërkojë ndjesë për akuzat e rënda dhe të pavërteta të ushtrimit të torturës apo të keqtrajtimit të grevistëve nga ana e Policisë së Shtetit”.
Të kontaktuar nga Historia-ime.com, burime nga Avokati i Popullit konfirmuan se të hënën do të çojnë për ndjekje penale autorët e ndalimit të ilaçeve dhe lëngjeve të grevistëve, akt që ky institucion e ka konsideruar si vepër penale. Per Policine nuk pranuan te replikojne permes medias duke lene te kuptohet se gjithcka do te jete ne rruge institucionale./KrisT/