Prokurori i ceshtjes se Aishes fjaloset si burrat e lagjes per motren e viktimes
Prokurori i cështjes që ka lidhje me vrasjen e Aishe Vatës, Sokol Nishani, duhet të ketë probleme të mëdha të etikës. Ai ka dhënë një intervistë sot për Gazetën Shqiptare dhe përpos se ka dhënë informacion mbi çështjen në fjalë (shume mire per kete) ka folur si të ishte një burre llafazan lagjeje! Media këto ditë ka gërmuar në të kaluarën e motrës së Aishes, diçka që mund të shërbejë si një provë tretësore por aspak thelbësore për çështjen e Aishes (tashme eshte i qarte profili psikologjik i autorit te vrasjes).
Tani, të njëjtën gjë bën dhe prokurori, por në rast se jemi dorëzuar para aprofesonializmit të medias, është e habitshme se si edhe prokurori përgojon njërën prej motrave të Aishes ndonëse historia ku ajo mund të jetë përfshirë i takon asaj dhe askujt tjetër dhe nuk është objekt as hetimi as gjykimi. Ne rastin me te mire ky informacion per shkak se demton nje njeri qe jeton duhet mbajtur brenda ambienteve te hetimit. Madje për shkak se një publikim i tillë mund të rrezikojë marrëdhëniet e motrës së Aishes me familjarët, pikërisht për këtë arsye të tilla deklarata nuk duhet të dalin as nga goja e prokurorit e as nga goja e policisë.
Lexoni më poshtë se çfarë thotë Sokol Nishani: “Në fakt ne kemi vetëm dëshminë e Shaban Norjes. Ai ka deklaruar se ka ndjekur së paku 4 apo 5 herë motrën e Aishes, e cila sipas tij ka pasur marrëdhënie seksuale me një person tjetër në fshat. Ai e ka ndjekur dhe i ka vëzhguar. Ai thotë që kishte lajmëruar babain e saj, Muhamet Vata që vajza nuk sillej mirë. 80 vjeçari i akuzuar ka thënë që, pas divorcit të motrës së viktimës nga bashkëshorti, një pjesë të fajit, Muhameti ia ka vënë atij, që në atë kohë ka qenë 76 vjeç. Po sipas dëshmive të autorit, vajza, pas divorcit ka thënë që marrëdhëniet i ka pasur me Shabanin. Nëse raportet janë të vërteta apo jo nuk dihet, dhe kjo nuk është objekt hetimi për momentin”, shprehet prokurori.