“Pyet Ambasadorin”, Arvizu do te pergjigjet online!
Faqja e Ambasadës Amerikane në Facebook njoftoi se për të shuar kuriozitetin e publikut apo dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve mbi tema të ndryshme, vetë Ambasadori Aleksandër Arvizu ka pranuar që të bisedojë online (chat) me fansat e faqes së Ambasadës. “Duke qenë se është detyra jonë të krijojmë një komunikim më të mirë dhe më të drejtëpërdrejtë midis Ambasadës Amerikane dhe miqve tanë shqiptarë, ne jemi shumë të lumtur t’ju lajmërojmë për rubrikën tonë më të re, “Pyet Ambasadorin”.