Qengjat e deshte do theren tek Kolonat, tek sheshi ‘Nene Tereza’
Në sheshin “Nënë Tereza”, pikërisht aty ku ndodhet një nga zonat më të bukura e të rëndësishme në Tiranë, pritet që të improvizohet një thertore gjigande, ku do të priten 1 mijë desh e 1 mijë qengja.
Në vendin e njohur me emrin Kolonat, midis Rektoratit të Universitetit të Tiranës dhe Qendrës së Studimeve Albanologjike, do të ngrihet kjo thertore, raporton e përditshmja Shqiptarja.com.
Punëtorët po krijojnë një ambient sa më të përshtatshëm për vendin e kurbanit, që do të ngjallë një debat shumë të madh mes mbrojtësve të kafshëve dhe shoqërisë civile.
Nëse kjo barbari, siç e quan Artan Lame, do të ndodhë pikërisht në këtë vend, atëherë ky do jetë një turp i pashembullt.