Reagime te tmerrshme ndaj nje shkrimi te Imer Mushkolaj per islamin
Shperthimi i urrejtjes. Për urrejtjen e të frustruarve nga feja e ideologjia. Për islamin “tim” dhe islamin e “atyre”. Për shoqërinë dhe shtetin çfarë e duam
Nga Imer Mushkolaj
Asnjëherë nuk kam marrë më shumë akuza, sharje, fyerje e kërcënime për ndonjë shkrim në gazetë, sesa javën e kaluar. Në telefon, email e Facebook çfarë s’më kanë thënë e si s’më kanë quajtur. Të prezantuar si “myslimanë të vërtetë”, “luftëtarë të islamit” më kanë paralajmëruar se do ta pësoj keq kur ata të vijnë në pushtet.