Shoferi arrogant dhe shoket e Cimit
Isha dje në qëndrën tregtare TEG (Tirana East Gate). Për tu kthyer u detyrova të marr autobusin që të çon tek sahati në qëndër. “Më falni, në çfarë ore niset autobusi?” pyeti një zonjë shoferin e autobusit në orën 19.20. Shoferi, një burrë rreth 60 vjeç, qeros, i shëndoshë dhe me syze, i cili po lexonte gazetën, e dëgjoi shumë mirë pyetjen e zonjës por preferoi të vazhdonte leximin e gazetës dhe të injoronte zonjën në fjalë. Pas 2 minutash, ngriti kokën dhe me një ton të bezdisur u përgjigj “Në 19.35 niset”. Zonja e falenderoi përtej sjelljes së tij të pahijshme.