Te Zoologjiku i Tiranes ku kane burgosur deri mace rrugesh edhe ujku ka frike nga njeriu
Kafazet pastrohen me një zorrë uji, me të cilën lagin edhe disa kafshë si ujqrit dhe macet. Kur personi që merrej me pastrimin kalonte pranë kafazeve për të pastruar, kafshët dukeshin shumë të trembura…
Kopshti zoologjik i Tiranës menaxhohet nga Bashkia e qytetit. Bileta e hyrjes kushton 200 lek. Në mbrëmje, pasi mbyllen kafshët, përdoret si një park publik.
Mungesa e personelit dhe strukturave të përshtatshme për kujdesin e kafshëve e kanë klasifikuar këtë kopsht zoologjik si një nga më të këqinjtë në botë, duke i dhënë atij edhe përcaktimin “burg për kafshët”.
Kopshti zoologjik përbëhet nga kafaze të ngushta dhe të pista, ku kafshët lejohen të lëvizin për disa orë në ditë. Pas orës 19:00 ato mbyllen në kafaze të vogla dhe të errëta, ku janë të detyruara të qëndrojnë për mbi 13 orë, deri në rihapjen e kopshtit në mëngjes.
Duke kaluar pranë kafazeve mund të ndjesh një erë mishi të kalbur, me të cilin ushqehen kafshët. Ky mish mund të mbetet në kafaze me javë të tëra pa u pastruar apo ndryshuar.
Në një nga kafazet janë mbyllur edhe disa mace, siç mund të shihni në fotot, edhe ato ushqehen me mish të kalbur. Përveç kësaj, kopshti zoologjik është i përbërë nga ajo që mund të konsiderohet si një “pellg” për rosat e në këtë pellg ju mund të shihni të gjitha llojet e mbetjeve, dhe një shtresë masive të algave që mbulojnë tërësisht atë.
Per te pare te gjitha fotot edhe ate te ujkut te trembur nga njeriu me zorre, shkoni tek: http://historiaime.al/en/2011-08-07-02-51-05/item/570-kopshti-zoologjik-me-i-keq-i-botes-ne-tirane.html