Cili është plani i Kyriakos Mitsotakis për legalizimin e martesave LGBTQ+

Pak ditë më parë, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u kishte bërë thirrje gazetarëve që të mos e vendosin karrocën para kalit për çështjen e martesave të të njëjtit seks , pasi para kalimit të kalendarit për miratimin e projektligjit,do të hapet debati publik dhe të shpjegohen parimet bazë.
Mitsotakis ka thënë më herët se është pro dhe do ta çojë përpara projetligjin për legalizimin e martesave mes çifteve të së njëjtës gjini, pavarësisht se kisha greke është kundër.
Në këtë këndvështrim, në bazë të projektligjit një çift i të njëjtit seks do të mund të birësojë një fëmijë nga një institucion.
“Kushtetuta jonë thotë që të gjithë kemi të drejta të barabarta, flasim për të drejtat e fëmijëve. Ne po flasim nëse një fëmijë i rritur nga prindër të të njëjtit seks ka të njëjtat të drejta si një fëmijë i rritur në një familje heteroseksuale,” tha dje për këtë çështje zëvendësministrja e Shëndetësisë Irini Agapidaki ( Open ), duke qëndruar në favor të rregullores. “Greqia që ne parashikojmë është një shoqëri më e drejtë dhe më gjithëpërfshirëse, pa përjashtime nga të drejtat themelore individuale”, nënvizoi nga ana e tij ministri i Shtetit Akis Skertsos .
“Jo” riprodhimit të asistuar
Megjithatë, kryeministri pritet të theksojë se plani që po hartohet nuk do të përfshijë të drejtën e çifteve të të njëjtit seks për të përdorur kuadrin e riprodhimit të asistuar mjekësor .
Një formë e tillë, duhet theksuar, është edhe amësia zëvendësuese, në favor të së cilës në intervistën e tij për “Protagonists” ishte shprehur presidenti i SYRIZA-s, Stefanos Kasselakis , i cili kishte thënë se do të donte të kishte dy djem në këtë mënyrë me partnerin e tij Tyler McBeth .
Kisha në mes
Me gjithë se ka një kundërshtim të fortë nga Kisha Ortodokse greke, qeveria e kryeministrit Mitsotakis duke e vendosur për ta çuar këtë çështje përpara.
Zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis, ka deklaruar se legjislacioni do të sillet në parlament brenda mandatit aktual deri në vitin 2027, megjithëse mediat përcaktojnë si periudhë më të mundshme, kohën pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian në qershor të vitit që vjen.
Njoftimi i qeverisë erdhi në dhjetor pas një deklarate prej 1500 fjalësh nga Sinodi i Shenjtë, ku shprehet kundërshtimi i fuqishëm ndaj legalizimit të këtyre martesave: Argumenti kryesor i paraqitur nga Kisha sillet rreth shqetësimeve për fëmijët që rriten në familjet e çifteve homoseksuale, për të cilat Kisha pretendon se i shohin fëmijët si “aksesorë” apo si “kafshë shtëpiake shoqëruese” .
Pavlos Marinakis, zëdhënës i qeverisë greke: “Ne gjithmonë dëgjojmë me respekt mendimet e Kishës dhe të Sinodit të Shenjtë, por në të njëjtën kohë ne po zbatojmë politikën tonë dhe do të dëgjojmë pikëpamjet e shoqërisë, shoqërisë civile, qytetarëve, institucioneve dhe partive në tërësi; Ajo që do të them, pa u marrë si përgjigje, është se duhet të mendojmë gjithmonë për fëmijët, disa prej të cilëve rriten në rrethana shumë të vështira, rriten në institucione.”/ HistoriaIme