25% e femijeve qe nuk shikojne nuk shkojne fare ne shkolle
Rreth 25 për qind e femijeve që nuk shikojnë në moshë shkollore në vendin tonë nuk e kanë frekuentuar ndonjëherë shkollën. Ndërkohë që pjesa tjetër e kanë frekuentuar, por pjesërisht. Këto janë rezultatet e nxjerra nga një studim i realizuar nga Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, atë të Shëndetësisë dhe Shërbimin Social Shtetëror.